Futboll

Bayerni nuk heq dorë nga Gruda

Brajan Gruda

Brajan Gruda mund t’i bashkohet gjigantit gjerman, Bayern Muenchen, raporton të hënën “Sky”. 

Talenti shqiptar ishte një prej lojtarëve më meritor që Mainzi siguroi mbijetesën në Bundesligën e Gjermanisë. Gruda 20-vjeçar shënoi katër gola dhe kontribuoi me tri asistime në 28 ndeshje në elitën e futbollit të Gjermanisë.

Drejtuesit e Bayernit janë duke pritur sinjalin e trajnerit të ri, Vincent Kompany, për t’i nisur bisedimet me Mainzin. 

Pas paraqitjeve të mira me Mainzin, Gruda u ftua nga Gjermania në kampin përgatitor për Evropianin që nis më 14 qershor. Ai ka gjasa të përfshihet në listën përfundimtare të Gjermanisë për “Euro 2024”. 

Gruda pëlqehet shumë nga ylli i Bayernit dhe Gjermanisë, Thomas Muller. Gruda me Mainzin ka kontratë deri në verën e vitit 2026.