Bayerni është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Të mërkurën mbrëma në Munih, Bayerni e mposht Arsenalin me rezultatin 1:0. Ndeshja e parë çerekfinale në Londër kishte përfunduar 2:2 dhe me rezultatin e përgjithshëm 3:2, avancoi skuadra gjermane.
Momenti vendimtar i ndeshjes ishte ai i minutës së 63-të. Pas një krosimi të Raphael Guerreiros, Joshua Kimmish u shmang nga mbrojtësit e Arsenalit dhe gjuajti saktë me kokë për 1:0.
Ndeshja ishte e fortë dhe me plot raste shënimi. Të dy skuadrat kishin mundësi shënimi, por vetëm një herë topi përfundoi në rrjetë.
Bayerni e ka në Champions rastin e vetëm për ta shpëtuar edicionin. Tashmë ka humbur garën për Bundesligë dhe Kupën gjermane. Por me gjithë telashet, bavarezët kanë bërë vend në mesin e katër skuadrave më të mira evropiane.
Bayerni në epërsi ndaj Arsenalit
Bayerni ka kaluar në epërsi ndaj Arsenalit. Për 1:0 shënoi Joshua Kimmich në minutën e 63-të.
GOL DO BAYERN!
— Los Catimberos (@loscatimberos) April 17, 2024
JOSHUA KIMMICH ABRE O PLACAR COMTRA O ARSENAL! pic.twitter.com/MmJh0nlnOZ
Pa gola në pjesën e parë të ndeshjes Bayern – Arsenal
Nuk janë shënuar gola në pjesën e parë të ndeshjes Bayern – Arsenal.
Raste kanë pasur të dy skuadrat, por që nuk kanë konkretizuar.
Ndeshja e parë në Londër kishte përfunduar 2:2.
Formacionet e ndeshjes Bayern Munich – Arsenal
Janë publikuar edhe formacionet titullare të ndeshjes Bayern Munich – Arsenal.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave në Londër përfundoi me rezultatin 2:2.
Gjysmëfinalisti do të mësohet sonte në ndeshjen që nis në orën 21:00.
Formacioni i Bayern Munichut: Neuer, Kimmich, Dier, De Ligt, Mazraoui, Laimer, Goretzka, Musiala, Sane, Guerreiro, Kane.
Formacioni i Arsenalit: Raya, White, Gabriel, Saliba, Tomiyasu, Rice, Jorginho, Odegaard, Martinelli, Saka, Havertz.
