Futboll

Bayerni në epërsi ndaj Celticut, supergol i Olises

Bayerni në epërsi ndaj Celticut

Francezi Michael Olise ka shënuar gol të bukur në minutën e 45-të për epërsinë 1:0 të Bayernit ndaj Celticut në Skoci.

Me rezultatin 1:0 në të mirë të Bayernit përfundoi pjesa e parë e ndeshjes së plejofit në Champions.

Bayerni fiton në Skoci, i afrohet 1/8 së finales

2 muaj më parë / 12 shk 2025 23:03
bayern

Bayerni ka bërë hap ndoshta vendimtar drejt një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.

Të mërkurën mbrëma në “Celtic Park” në Glasgow të Skocisë, gjiganti bavarez fitoi 2:1 ndaj Celticut, në ndeshjen e parë të plejofit të fazës nokaut në Champions.

Ndeshja e kthimit, në të cilën Bayerni mund ta konfirmojë kalimin tutje, zhvillohet të martën e ardhshme në “Allianz Arena” në Munih.

Bayerni shënoi vonë në pjesën e parë dhe herët në pjesën e dytë për fitoren ndaj ekipit skocez.

Në minutën e 45-të, Michael Olise shënoi gol të bukur për 1:0 në të mirë të ekipit gjerman.

Në minutën e 49-të, anglezi Harry Kane shënoi me asistim të Joshua Kimmich për 2:0.

Vendësit reaguan në minutën e 79-të. Sulmuesi japonez Daizen Maeda shënoi për të ngushtuar rezultatin në 2:1. Goli i Maedas solli entuziazëm në stadium, por Bayerni megjithatë ka avantazh të madh para ndeshjes së kthimit.

Celticu shënon golin e parë

2 muaj më parë / 12 shk 2025 22:39
Celticu shënon golin e parë

Celticu ka ngushtuar rezultatin në ndeshjen ndaj Bayernit.

Daizen Maeda shënoi për 2:1 në minutën e 79-të.

Kane shënon, Bayerni udhëheq 2:0

2 muaj më parë / 12 shk 2025 22:19
Harry Kane

Harry Kane ka shënuar me asistim të Joshua Kimmich për epërsinë 2:0 të Bayernit ndaj Celticut. 

Kane shënoi në minutën e 49-të.