Futboll

Bayerni mund ta fitojë titullin këtë fundjavë

Harry Kane

Foto: Associated Press

Vetëm nëse ndodh diçka e papritur, Bayern Munichu mund ta humbë titullin e kampionit në edicionin aktual në Gjermani. E ky titull do të jetë i pari në karrierë për sulmuesin anglez Harry Kane.

Kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund të edicionit në Bundesligë, bavarezët kanë krijuar epërsi prej tetë pikëve ndaj kampionit në fuqi të ligës, Bayer Leverkusenit.

Leverkuseni në edicionin e kaluar e kishte fituar edhe trofeun e Kupës së Gjermanisë.

Në këtë fundjavë, Bayerni mund ta festojë titullin nëse e mposht Mainzin në “Allianz Arena”.

Ndeshja Bayern Munich – Mainz luhet të shtunën nga ora 15:30. Në të njëjtin orar luhet edhe ndeshja mes Leverkusenit dhe Augsburgut.

Bayerni do të festonte në rast të fitores në ndeshjen e vet, dhe nëse Leverkuseni dështon ta mposht Augsburgun.

Për Harry Kanen do të ishte titulli i parë pas një karriere shumë të gjatë në futbollin profesionist.

Ai me Bayernin ka 88 ndeshje në total dhe 80 gola të realizuar.