Futboll

Bayerni me fitore të thellë ndaj Union Berlinit

Bayern

Skuadra e Bayern Munchenit të shtunën ka shënuar fitore të thellë 5:1 ndaj Unionit të Berlinit në kuadër të xhiros së 30-të të Bundesligës gjermane.

Goretzka në minutën e 12-të dhe Kane në minutën e 45-të, realizuan për 2:0 në pjesën e parë.

Golin e tretë e shënoi Thomas Muller në minutën e 53-të. Dhjetë minuta më vonë, sulmuesi Mathys Tel realizoi për 4:0. Gjermani Muller e shënoi golin e dytë personal dhe të pestin për Bayernin në minutën e 66-të.

Ndërsa sulmuesi Yorbe Vertessen e realizoi golin e vetëm për Unionin e Berlinit në fund të ndeshjes.

Bayerni pas fitores renditet në vendin e dytë në tabelë me 66 pikë, kurse Unioni i Berlinit është në vend të 14-të me 29 pikë.