Futboll

Bayerni me fitore bindëse në Bundesligë

Bayern Munchen

Bayern Muncheni e ka lënë anash eliminimin nga Liga e Kampionëve dhe të shtunën ka shënuar fitore bindëse në Bundesligë.

Bayerni në kuadër të javës së 30-të në udhëtim e ka mposhtur Heidenheimin me rezultatin e thellë, 4:0.

I vetmi titull që mund ta fitoj këtë edicion gjiganti bavarez është Bundesliga.

Pas përfundimit të Bundesligës, Bayerni udhëton për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kupën e Botës për klube.

Harry Kane realizoi për 1:0 në minutën e 13-të.

Gjashtë minuta më pas, Konrad Laimer, e shënoi golin e dytë.

Për 3:0 realizoi Kingsley Coman në minutën e 36-të.

Golin përfundimtar e shënoi Joshua Kimmich në minutën e 56-të.

Bayerni vazhdon të jetë lider me 72 pikë.

Heidenheimi renditet në pozitën e 16-të me 22 pikë.