Futboll

Bayerni llogarit në tri pikë të reja

Bayern Munchen

Bayern Muncheni është i vendosur që ta vazhdojë ecurinë pozitive në Bundesligë, pavarësisht eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Bayerni të mërkurën u ndal në çerekfinale të Championsit.

Në Bundesligë, bavarezët edhe pas 29 xhirove vazhdojnë të jetë liderë me 69 pikë.

Bayerni të shtunën nga ora 15:30 do të luajë në udhëtim te Heidenheimi, në kuadër të javës së 30-të. 

Heidenheimi renditet në pozitën e 16-të me 22 pikë. Po lufton për mbetje në ligë, por ka gjasa të vogla për t’i ikur plejautit.

Bayerni ka katër ndeshje pa humbje në ligë.

Te Bayerni për shkak të lëndimeve vazhdojnë të mungojnë futbollistë të rëndësishëm si Dayot Upamecano, Alphonso Davies, Jamal Musiala dhe Hiroki Ito.

Kampioni në fuqi, Bayer Leverkuseni, të dielën nga ora 19:30 do të luajë në udhëtim te St. Pauli.

Leverkuseni ka lëshuar pikë shumë të rëndësishme në xhirot e kaluara.

Aktualisht ka 63 dhe renditet në pozitën e dytë.

St. Pauli është në vendin e 15-të me 29 pikë.

Të dielën nga ora 17:30 luan Borussia Dortmundi. Takohet në shtëpi me Borussia Monchengladbachun.

Dortmundi ka 42 pikë në vendin e tetë. Të martën e mposhti Barcelonën, por jo mjaftueshëm sa për kualifikim në gjysmëfinale të Championsit.

Monchengladbachu ka 44 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë.