Bayerni ka bërë hap ndoshta vendimtar drejt një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Të mërkurën mbrëma në “Celtic Park” në Glasgow të Skocisë, gjiganti bavarez fitoi 2:1 ndaj Celticut, në ndeshjen e parë të plejofit të fazës nokaut në Champions.
Ndeshja e kthimit, në të cilën Bayerni mund ta konfirmojë kalimin tutje, zhvillohet të martën e ardhshme në “Allianz Arena” në Munih.
Bayerni shënoi vonë në pjesën e parë dhe herët në pjesën e dytë për fitoren ndaj ekipit skocez.
Në minutën e 45-të, Michael Olise shënoi gol të bukur për 1:0 në të mirë të ekipit gjerman.
Në minutën e 49-të, anglezi Harry Kane shënoi me asistim të Joshua Kimmich për 2:0.
Vendësit reaguan në minutën e 79-të. Sulmuesi japonez Daizen Maeda shënoi për të ngushtuar rezultatin në 2:1. Goli i Maedas solli entuziazëm në stadium, por Bayerni megjithatë ka avantazh të madh para ndeshjes së kthimit.
