Futboll

Bayerni avancon në raundin e tretë të Kupës së Gjermanisë

Bayern

Me dy gola të Thomas Muellerit dhe nga një tjetër të shënuar nga Kingsley Coman e Harry Kane, Bayern Munichu ka avancuar në raundin e tretë të Kupës së Gjermanisë. 

Bayerni të premten mbrëma e nisi kampanjën e re të futbollit gjerman me fitoren 4:0 në udhëtim te Ulm, skuadra e Bundesliga 2. 

Mueller shënoi në minutën e 12-të e të 15-të, kurse Coman golin e tretë në ndeshje e realizoi në minutën e 79-të. Coman shënoi me asistim të transferimit të ri, Michael Olise. Rezultatin përfundimtar e vendosi Harry Kane, në minutën e tretë të kohës shtesë. 

Te bavarezët debutoi edhe Joao Palhinha, kurse australiani 18-vjeçar Nestory Irankunda, ishte në bankën rezervë. 

Ishte ndeshja e parë e Bayernit me trajnerin Vincent Kompany.