Xhiroja e 23-të e Bundesligës do të jetë e mbushur me ndeshje interesante.
Pas 22 ndeshjeve të zhvilluara, Bayern Muncheni është lider me 55 pikë.
Bayernin të dielën nga ora 17:30 e pret ndeshje e vështirë me Eintracht Frankfurtin.
Bayerni është i pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit në ligë.
Ka shtatë fitore dhe një barazim.
Ndërsa Eintracht Frankfurti nuk ka pësuar disfatë në shtatë ndeshjet e fundit në kampionatin gjerman. Ka katër fitore dhe tri barazime. Renditet në pozitën e tretë me 42 pikë.
Bayer Leverkuseni edicionin e kaluar u shpall kampion në elitën e futbollit gjerman, pa e pësuar asnjë humbje.
Por këtë edicion Bayerni është në rrugë të mirë për ta fituar titullin e kampionit.
Leverkuseni ka 47 pikë në vendin e dytë.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Xabi Alonso, Leverkuseni, të shtunën nga ora 15:30 luan në udhëtim te Holstein Kieli.
Kieli është në pozitën e fundit me 13 pikë dhe kështu skuadra ku luan Granit Xhaka vlerësohet favorite e madhe.
Leverkuseni ka lëshuar pikë të rëndësishme në dy ndeshjet e fundit.
Barazoi me Bayernin dhe Wolfsburgun. Megjithatë ka 20 ndeshje pa humbje në elitën e futbollit gjerman.
Të shtunën nga ora 18:30 luan edhe Borussia Dortmundi, që takohet me Union Berlinin.
Dortmundi edhe pse ndryshoi trajnerin është në krizë. Në shtatë ndeshjet e fundit ka pesë disfata, një fitore dhe një barazim. “Verdhezinjtë” kanë 29 pikë në vendin e 11-të. Union Berlini ka pesë pikë më pak dhe renditet në pozitën e 13-të.