Futboll

Bayern – Dortmund, derbi i madh i Bundesligës

bayern

Bayern Munchen – Borussia Dortmund është derbi i madh në futbollin gjerman.

Të shtunën nga ora 18:30 do të zhvillohet derbi i radhës ndërmjet këtyre dy skuadrave. I takon javës së 29-të të Bundesligës.

Dy skuadrat vijnë pas humbjeve që e pësuan në mesjavë në Ligën e Kampionëve.

Bayerni të martën në “Allianz Arena” u mposht në çerekfinalen e parë nga Interi me rezultatin, 2:1.

Një ditë më pas Dortmundi u mposht nga Barcelona me rezultatin 4:0.

Bayerni është duke shfaqur rezultate pozitive në shtëpi. Në anën tjetër Dortmundi ka zhgënjyer në ndeshjet si mysafir.

Bavarezët ndaj Dortmundit do të paraqiten me shumë mungesa të rëndësishme si Alphonso Davies, Dayot Upamecano, Hiroki Ito, Manuel Neuer dhe Jamal Musiala.

Bayerni është i pamposhtur në 12 nga 13 ndeshjet e fundit kundër Dortmundit në të gjitha garat.

Në total dy skuadrat kanë zhvilluar 136 ndeshje. Bayerni prin me 67 fitore, Dortmundi ka 33 fitore dhe 36 ndeshje kanë përfunduar baras.

Bayerni vazhdon të jetë lider në kampionatin gjerman me 68 pikë.

Dortmundi ka 41 pikë dhe renditet në pozitën e tetë.

Në pozitën e dytë është Bayer Leverkuseni me 62 pikë.

Leverkuseni të shtunën nga ora 15:30 e pret Union Berlinin.

Berlini e zë vendin e 13-të me 33 pikë.

Leverkuseni ka tri fitore rresht në ligë ndërsa Union Berlini ka tri fitore në katër ndeshjet e fundit.

Te kampioni në fuqi i Bundesligës, Leverkuseni aktivizohet mesfushori Granit Xhaka.