Komisioni për Ankesa i Federatës së Futbollit të Kosovës ka vendosur që trajnerit të Llapit, Tahir Batatinës, t’i zbutet dënimi i shqiptuar nga Disiplinori.
Batatina ishte dënuar me tri ndeshje ndalesë të kryerjes së funksionit, ndërsa me vendim të Komisionit për Ankesa, ai nuk do të jetë në stol në vetëm dy ndeshje.
Ndërkohë ka mbetur në fuqi vendimi për gjobë prej 500 euro ndaj Batatinës.
Batatina ishte dënuar për sjellje josportive pas fundit të ndeshjes me Dukagjinin.
Sipas vendimit, në ankesë Batatina ndër të tjera ka theksuar se ”kërkoj falje dhe është hera e fundit që ndodh kjo për mua dhe nuk do të ndodhë asnjëherë tjetër në karrierën time që tash e 11 vjet e kam krijuar me respekt dhe kulturë familjare e sportive”.