Mesfushori Nicolo Barella ka pësuar një lëndim në këmbën e djathtë.
Italiani të martën i është nënshtruar testeve mjekësore dhe i mungoi Interit në stërvitje.
“Football Italia” ka raportuar se Barella do t’i mungojë përfaqësueses së Italisë në ndeshjet e muajit tetor në Ligën e Kombeve. Barella do t’i mungojë edhe skuadrës së Interit në tri ndeshjet e ardhshme.
27-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar pesë ndeshje. Ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim.