Mesfushori i Trabzonsporit, Enis Bardhi, edhe në edicionin aktual të elitës së futbollit të Turqisë ka pasur paraqitje të mira.
Si rezultat i golave dhe asistimeve që ai ka bërë, Bardhi është shpërblyer edhe me bonuse.
Dhe bonusi që Bardhi ka fituar në këtë sezon, është 1.3 milionë euro.
Futbollisti që përfaqëson Maqedoninë e Veriut deri tani ka shënuar shtatë gola dhe katër asistime, në 37 paraqitje në të gjitha garat.
Mediat turke të mërkurën kanë shkruar se ky bonus i ka takuar 28-vjeçarit, pasi ai ka dhënë kontribut në dhjetë gola te Trabzonspori.
Një gjë e tillë është e përfshirë në klauzolën e mesfushorit të talentuar.
Për Bardhin flitet se mund të largohet në fund të edicionit.
Ai në të kaluarën ka luajtur për të rinjtë e Shkupit e Brondbyt. Më pas karrierë ka bërë edhe tre Prespa Birlik, Ujpesti e Levante.