Enis Bardhi me skuadrën e Bodrumsporit kanë shënuar fitore në kuadër të raundit të tretë të Kupës së Turqisë në futboll.
Bodrumspori të martën pasdite në udhëtim e mposhti Sivassporin me rezultatin 1:0.
Bardhi te mysafirët luajti deri në minutën e 63-të ndërsa mungoi Taulant Seferi dhe Arlind Ajeti.
VIDEO:
Te Sivasspori mungoi qendërsulmuesi Rey Manaj.
Golin e fitores për Bodrumsporin e realizoi Pedro Brazao në minutën e 38-të.
Bodrumspori është në pozitën e dytë me shtatë pikë në Grupin D të Kupës së Turqisë.
Sivasspori është në pozitën e fundit pa pikë.
LEXO EDHE: