Futboll

Barcelona vazhdon shkëlqimin në La Liga

FC Barcelona

Skuadra e Barcelonës ka vazhduar shkëlqimin në kampionatin spanjoll të futbollit. 

Barça të dielën pasdite shënoi tjetër fitore në La Liga duke e mposhtur Gironan në shtëpi me rezultatin e thellë 4:1. 

Kjo ndeshje i takoi javës së 29-të. 

Ladislav Krejci realizoi autogol në minutën e 43-të për epërsinë e vendësve.  Mysafirët shifrat i barazuan në minutën e 53-të me golin që e shënoi Arnaut Danjuma. 

Robert Lewandowski e shënoi golin e epërsisë për 2:1 tetë minuta më pas. 

Sulmuesi polak, Lewandowski, e realizoi golin e dytë personal dhe të tretin në ndeshje në minutën e 77-të. 

Ferran Torres e shënoi golin përfundimtar në minutën e 86-të. 

Barcelona vazhdon të jetë lidere me 66 pikë.  Ka tri pikë më shumë se Real Madridi që e zë vendin e dytë.  Në pozitën e tretë është Atletico Madridi me 57 pikë. 

Girona është në mesin e tabelës me 34 pikë.