Futboll

Barcelona vazhdon kontratën me futbollistin premtues, klauzola e lirimit është e pabesueshme

Lamine Yamal dhe Pau Cubars

Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi, ka nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2027, ndërsa klauzola e lirimit është ngritur në 500 milionë euro, ka thënë klubi “blaugrana” të enjten. 

17-vjeçari Cubarsi vitin e kaluar e nënshkroi kontratën e parë profesionale, ndërsa falë paraqitjeve në vitin 2024, është shpërblyer me kontratë të re. 

Klauzola e kaluar e lirimit të qendërmbrojtësit ishte 100 milionë euro, dhe disa klube të Premier Leagues kishin shfaqur interesim për t’i siguruar shërbimet e tij. 

Por, reagimi i Barcelonës ka qenë i menjëhershëm, duke e siguruar talentin premtues edhe për disa edicione. 

Cubarsi debutoi me ekipin senior në muajin janar kur ishte 16-vjeçar. 

Ai deri tani ka 20 paraqitje me Barcelonën. 

Cubarsi karrierën e kishte nisur te Girona, ndërsa akademisë “La Masia” i ishte bashkuar në vitin 2018, si 11-vjeçar.