Futbollistet e Barcelonës kanë avancuar në finale të Kupës së Mbretëreshës pas një tjetër fitoreje në “El Clasicon” e 18-të rresht.
Të mërkurën në mbrëmje në stadiumin “Johan Cruyff” në Barcelonë, futbollistet “blaugrana” triumfuan 3:1 dhe kaluan në finale të garës me rezultatin e përgjithshëm, 8:1.
Patricia Guijarro shënoi në pjesën e parë, ndërsa Ewa Pajor realizoi në pjesën e dytë dy herë.
Golin e vetëm për madrilenet e shënoi Signe Bruun, në minutën e dytë të kohës shtesë.
Barcelona në finale luan me fituesin e ndeshjes Granada – Atletico Madrid. Atletico e fitoi 2:0 ndeshjen e parë, ndërsa ajo kthyese luhet të enjten.