Pasi bëri hapin e madh drejt gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve, Barcelona i kthehet garës për titull të kampionit në Spanjë. Në kuadër të xhiros së 21-të, Barcelona të shtunën prej orës 21:00 luan në udhëtim ndaj Leganesit.
Nuk është ndeshje e lehtë për skuadrën e Hansi Flick. Leganesi është në pozitën e 18-të me 28 pikë dhe i duhen shumë pikët për të mbetur në ligë. Pozita e 18-të në fund dërgon në kategorinë e ditë. Në vendin e 17-të është Alavesi me 30 pikë.
Barcelona udhëheq në tabelë me 67 pikë, katër më shumë se Real Madridi. Atletico Madridi është në vendin e tretë me 60 pikë. Deri në fund të garës kanë mbetur edhe tetë xhiro.
Trajneri i Barcelonës, Flick, ka thënë se skuadrën e tij nuk e pret ndeshje e lehtë. Ai ka shtuar se Barça i qaset takimit me seriozitet maksimal.
Leganesi e kishte mposhtur Barcelonën në dhjetor, ndërsa mori pikët e plota edhe ndaj Atleticos në janar. Ndërkohë i shkaktoi telashe të mëdha Real Madridit para se të mposhtej 3:2 në fund, muajin e kaluar.
Real Madridi ka po ashtu ndeshje të vështirë. Të dielën nga ora 16:15 takohet me Alavesin në udhëtim. Edhe për Alavesin pikët janë me vlerë të madhe në garë për mbetje në elitën spanjolle.
Xhiroja mbyllet me ndeshjen Atletico Madrid – Real Valladolid, që zhvillohet të hënën prej orës 21:00.