Futboll

Barcelona pranon gol në minutat shtesë, barazon me Betisin

betis

Barcelona ka qenë larg vetëm katër minuta për ta regjistruar fitoren e radhës në La Ligan spanjolle.

Por, skuadra e drejtuar nga trajneri Hansi Flick, pranoi gol në minutat shtesë dhe ka barazuar me Real Betisin në udhëtim.

Ndeshja e xhiros së 16-të ndërmjet Real Betisit dhe Barcelonës u mbyll 2:2.

Robert Leëandoëski në minutën e 39-të e shënoi golin e 16-të të edicionit në La Liga.

Në pjesën e dytë, Betisi i barazoi shifrat me mesfushorit Giovani Lo Celson.

Barcelona shënoi tjetër gol në minutën e 83-të me sulmuesin Ferran Torres. Torres u asistua nga Lamine Yamal dhe realizoi për 2:1.

Por ishte goli i sulmuesit Assane Diao që e vendosi sfidën. Diao realizoi në minutën e 94-t, pas harkimit të bukur në zonë nga Aitor Ruibal.

Barcelona mbetet lidere me 38 pikë, ndërsa Betisi në mesin e tabelës ka 20 pikë.