Barcelona po kalon momente të vështira në Portugali. Pas gjysmë ore lojë po pëson 3:1 nga Benfica në ndeshjen e xhiros së shtatë të Ligës së Kampionëve.

Greku Vangelis Pavlidis i ka shënuar të tre golat për Benfican. Të tretin e shënoi nga penalltia.

Robert Lewandowski shënoi për Barçën nga pika e bardhë.

Kthim i pabesueshëm i Barcelonës, fiton 5:4

2 muaj më parë / 21 jan 2025 22:58
barca

Benfica e Barcelona kanë luajtur superndeshje të martën mbrëma në Lisbonë të Portugalisë. Janë shënuar plot nëntë gola, ndërsa në fund pikët i mori Barcelona.

Barça fitoi 5:4, falë golit të Raphinhas në minutën e 96-të. Fundi ishte i tensionuar, por edhe shumë dramatik. Dramatike e me plot kthesa ishte e gjithë ndeshja.

Greku Vangelis Pavlidis shënoi që në minutën e dytë për 1:0 në të mirë të Benficas. Robert Lewandowski barazoi në 1:1 nga penalltia në minutën e 13-të.

Më pas portieri i Barcelonës, Wojciech Szczesny bëri dy gabime dhe Pavlidis shtoi dy gola të tjerë për epërsinë 3:1 të Benficës. Ai shënoi në minutën e 22-të dhe në minutën e 30-të nga pika e bardhë.

Me rezultatin 3:1 përfundoi pjesa e parë.

Por Barcelona nuk u dorëzua. Raphinha shënoi gol të pazakontë në minutën e 64-t për të ngushtuar rezultatin në 3:2.

Më pas Ronald Araujo i Barçës shënoi autogol për 4:2, në minutën e 68-të.

Lewa realizoi tjetër penallti në minutën e 78-të për të ngushtuar rezultatin në 4:3, derisa Eric Garcia shënoi për 4:4 në minutën e 86-të. Në fund Raphinha ia siguroi fitoren Barcelonës.

Barcelona mbetet e dyta me 18 pikë. Benfica është e 18-ta me 10 pikë.

Barazon Barcelona

2 muaj më parë / 21 jan 2025 22:48
gar

Barcelona ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Benficas. 

Në minutën e 87-të për 4:4 shënoi Eric Garcia.

VIDEO:

Barça po kthehet në lojë, ngushton rezultatin në 4:3

2 muaj më parë / 21 jan 2025 22:40
Lewandowski

Barcelona e ka shënuar golin e tretë në ndeshjen ndaj Benficas.

Rezultatin në 4:3 e ngushtoi Robert Lewandowski me golin nga penalltia në minutën e 77-të.

Tjetër gol në ndeshjen Benfica – Barcelona

2 muaj më parë / 21 jan 2025 22:29
araujo

Benfica po udhëheq 4:2 ndaj Barcelonës.

Ronald Araujo i Barçës shënoi autogol në minutën e 68-të.

Gol i pazakontë i Raphinhas

2 muaj më parë / 21 jan 2025 22:28
Raphin

Raphinha i Barcelonës ka shënuar ndoshta golin më të veçantë në karrierë.

Në minutën e 65-të portieri i Benficas goditi topin nga zona. Topi shkoi në kokën e Raphinhas dhe u kthye në portë.

Rezultati është ngushtuar në 3:2.

Barça po pëson 3:1 pas pjesës së parë

2 muaj më parë / 21 jan 2025 21:51
Vangelis Pavlidis

Barcelona po pëson 3:1 pas pjesës së parë të ndeshjes me Benfican në Portugali.

Vangelis Pavlidis shënoi tre golat për Benfican, në gjysmë orën e parë të ndeshjes. Dy prej golave i shënoi pas gabimeve të portierit të Barcelonës, Wojciech Szczesny.

Robert Lewandowski shënoi golin për Barcelonën në minutën e 13-të.