Plotë tetë gola u shënuan në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Spanjës në mes të Barcelonës dhe Atletico Madridit. Por asnjëra skuadër nuk e fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale të luajtur të martën mbrëma. Superndeshja përfundoi baras, 4:4.
Barcelona ishte duke pësuar disfatë 2:0 nga Atletico Madridi gjatë gjashtë minutave të para të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Spanjës. Por pjesën e parë e mbylli me epërsi 3:2.
Atletico kaloi në epërsi në minutën e parë nëpërmjet golit të Julian Alvarezit. Në minutën e gjashtë Antoine Griezmann shënoi për 2:0. Por Barcelona fillimisht në minutën e 19-të ngushtoi epërsinë në 2:1. Shënoi Pedri. Dy minuta më vonë Pau Cubarsi shënoi për 2:2, ndërsa për epërsinë 3:2 shënoi Inigo Marinez. Ai shënoi golin në minutën e 41-të. Me rezultatin 3:2 përfundoi pjesa e parë. Por Barcelona shënoi në pjesën e dytë edhe golin e katërt.
Golin për 4:2 e shënoi Robert Lewandowski në minutën e 74-t. Atletico nuk u dorëzua dhe shënoi një tjetër gol. Për 4:3 shënoi Marcos Llorente në minutën e 84-t, derisa Alexander Sorloth realizoi për 4:4.
Kalimi në finale të Kupës së Spanjës do të vendoset në ndeshjen kthyese që luhet më 2 prill në Madrid.
Barcelona shënon edhe golin e katërt
Barcelona e ka shënuar edhe golin e katërt përballë Atletico Madridit.
Golin për 4:2 3e shënoi Robert Lewandowski në minutën e 74-t. Asistoi Lamine Yamal.
Pjesa e parë e supersfidës i takon Barcelonës
Barcelona ishte duke pësuar disfatë 2:0 nga Atletico Madridi gjatë gjashtë minutave të para të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Spanjës. Por pjesën e parë e mbylli me epërsi 3:2.
Atletico kaloi në epërsi në minutën e parë nëpërmjet golit të Julian Alvarezit. Në minutën e gjashtë Antoine Griezmann shënoi për 2:0. Por Barcelona fillimisht në minutën e 19-të ngushtoi epërsinë në 2:1. Shënoi Pedri. Dy minuta më vonë Pau Cubarsi shënoi për 2:2, ndërsa për epërsinë 3:2 shënoi Inigo Marinez. Ai shënoi golin në minutën e 41-të.
Nuk kanë të ndalur gola në ndeshjen Barcelona – Atletico Madrid
Barcelona ishte duke pësuar disfatë 2:0 gjatë gjashtë minutave të para të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Spanjës. Por gjatë pjesës së parë, Barcelona fillimisht barazoi rezultatin dhe në minutën e 41-të shënoi edhe golin e tretë për epërsinë 3:2.
Inigo Martinez shënoi golin për 3:2.
Çfarë ndeshje, Bacelona barazon rezultatin
Barcelona e ka barazuar rezultatin 2:2 ndaj Atleticos për vetëm dy minuta.
Fillimisht Pedri shënoi për 1:2 në minutën e 19-të. Dy minuta më pas, Pau Cubarsi barazoi 2:2.
VIDEO:
GOLAZO DE PEDRI, SIEMPRE ES EL pic.twitter.com/eTCTA2sfEQ
— nenn (fan) (@FCB_nenn) February 25, 2025
🚨 Cubarsi Scores for Barcelona Vs Atletico Madird What a game 🤯🔥pic.twitter.com/lsFxW8LOQu
— KinG £ (@xKGx__) February 25, 2025
Barcelona pëson dy gola të shpejtë nga Atletico
Barcelona ka pësuar dy gola të shpejtë nga Atletico Madridi në gjysmëfinale të Kupës së Spanjës. Ndeshja e parë po luhet në Barcelonë.
Golin e parë Barcelona e pësoi në minutën e parë, kurse të dytin në minutën e gjashtë. Të parin e shënoi Julian Alvarez, i cili asistoi për golin e dytë të realizuar nga Antoine Griezmann.
Ndeshja kthyese luhet më 2 prill.
VIDEO:
JULIAN ALVAREZ GOALLL ONE AGAINST REAL MADRID AND NOW BARCELONA WHAT A BALLERpic.twitter.com/eOw9zga94o
— 17 (@DxBruyne17) February 25, 2025
🚨 Griezmann doubles the Lead for Atletico Madrid vs Barcelona in 6 Minutes disaster start from Barcelona 🤯🔥pic.twitter.com/gzXSQt6Sf6
— KinG £ (@xKGx__) February 25, 2025