Futboll

Barcelona pa Yamalin ndaj Celta Vigos

Yamal

Lamine Yamal do të mungojë edhe në ndeshjen e dytë rresht te Barcelona për shkak të lëndimit në nyjën e këmbës. 

Por trajneri Hansi Flick ka thënë të premten se Barça duhet të mësohet të fitojë edhe pa të. 

17-vjeçari mungoi në humbjen 1:0 në udhëtim te Real Sociedadi, që ndërpreu ecurinë e shtatë fitoreve të Barcelonës në të gjitha garat. 

Flick ka thënë se lojtarët e tij duhet të tregojnë se mund të fitojnë edhe pa tinejxherin e talentuar. 

Celta Vigo – Barcelona luhet të shtunën nga ora 21:00 dhe i takon xhiros së 14-të të La Ligas. 

Yamali ishte shumë i rëndësishëm edhe në Kampionatin Evropian për Spanjën, që triumfoi në Gjermani. Në edicionin aktual ka shkëlqyer po ashtu me pesë gola e shtatë asistime. 

Barcelona është e para në tabelë me 33 pikë, gjashtë më shumë se Real Madridi që e ka një ndeshje më pak të luajtur dhe është në vendin e dytë. 

Reali të dielën nga ora 18:30 luan si mysafir i Leganesit. 

Atletico Madridi është i treti me 26 pikë, një më pak se Reali. 

Atletico e pret Alavesin të shtunën nga ora 16:15.