Të hënën mediumet spanjolle kanë raportuar se Barça është duke hasur sërish në probleme. Për regjistrimin e Olmos, gjigandi spanjoll duhet të shesë edhe disa futbollistë.
Olmo nuk u paraqit në dy ndeshjet e para të edicionit të ri në La Liga dhe mund të mos paraqitet edhe në ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos.
Spanjolli u transferua për 51 milionë euro te Barcelona nga skuadra gjermane, Leipzig. Ai ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Barcelonën. Ndërsa klauzola e lirimit të Olmos është 500 milionë euro.