Futboll

Barcelona me një këmbë në gjysmëfinale

Barcelona

Foto: Associated Press

Tre sulmuesit e Barcelonës shënuan gola, ndërsa skuadra katalunase thuajse siguroi gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Barça e fitoi bindshëm, 4:0, ndeshjen e parë çerekfinale të Championsit ndaj Borussia Dortmundit. Ndeshja u zhvillua të mërkurën mbrëma.

Të martën e ardhshme është ndeshja e kthimit në Dortmund, që pritet të shërbejë vetëm për të konfirmuar vendin në gjysmëfinale të Barcelonës.

Robert Lewandowski, Raphinha dhe Lamine Yamal kanë shkëlqyer për Barcelonën në fitoren ndaj skuadrës gjermane.

Në minutën e 25-të, braziliani Raphinha shënoi me asistim të Pau Cubarsit për 1:0.

Në minutën e 48-të, Robert Lewandowski shënoi për 2:0. Asistues ishte Raphinha. 36-vjeçari Lewandowski shënoi edhe golin e tretë për Barcelonën, në minutën e 66-të. Fermin Lopez ishte asistues, ndërsa pjesë e aksionit ishte edhe Lamine Yamal.

Supertalenti Yamal e shënoi golin e katërt në minutën e 77-të. Sërish asistues ishte Raphinha.
Raphinha tani i ka 12 gola e shtatë asistime në 11 paraqitje këtë edicion në Champions. Është golashënuesi më i mirë. Lewandowski tani i ka 11 gola në 11 paraqitje. Polaku është bërë lojtari i parë që ka shënuar mbi dhjetë gola në një edicion në Champions për tri skuadra të ndryshme. Këtë e kishte arritur edhe me Borussia Dortmundin dhe Bayernin.


Yamal shënon, Barça nuk ndalet

Barcelona ka shënuar për 4:0 ndaj Dortmundit.

Lamine Yamal shënoi në minutën e 77-të me asistim të Raphinhas.

 

Goli


Nuk ndalen Barcelona e Lewa

Barcelona ka shënuar për 3:0 ndaj Dortmundit.

Pas një ore lojë, Robert Lewandowski shënoi golin e tretë në ndeshje dhe të dytin personal.
Lopez ishte asistues, ndërsa Yamal nisi aksionin.

 

Goli


Barcelona shënon golin e dytë

Barcelona po udhëheq 2:0 ndaj Dortmundit.

Robert Lewandowski shënoi që në minutën e 48-të, me asistim të Raphinhas.

Lewa shënoi nga afërsia

 

Goli


Barcelona në pushim me një gol epërsi

Barcelona ka shkuar në pushimin mes pjesëve me një gol epërsi ndaj Dortmundit. 

Golin për 1:0 e shënoi Raphinha në minutën e 25-të. Goli i brazilianit u pranua pas rishikimit të sistemit në VAR.  

Ai ka kontribut në 17 gola të shënuar nga Barcelona në Ligën e Kampionëve. 

12-të i ka shënuar, ndërsa pesë të tjerë i ka asistuar. 

Në pjesën e parë të dyja skuadrat patën disa raste të mira për shënim, por u realizua vetëm një gol nga vendësit.


Barcelona në epërsi

Barcelona ka kaluar në epërsi ndaj Dortmundit në minutën e 25-të. 

Sulmuesi brazilian Raphinha e shtyu topin në rrjetë, pas devijimit që e bëri qendërmbrojtësi 18-vjeçar Pau Cubarsi. 

Goli u pranua pas rishikimit të situatës në VAR. 

Për Raphinhan 28-vjeçar ishte goli i 12-të në edicionin aktual të Championsit, në 11 ndeshje. Ai i ka edhe pesë asistime.

 

 

Goli


Barcelona me tri raste të shpejta për shënim

Barcelona ka krijuar tri raste të shpejta për shënim në ndeshjen ndaj Dortmundit, në çerekfinalen e parë. 

Në minutën e pestë e të gjashtë, Lamine Yamal tentoi të realizonte. Njërën gjuajtje e priti portieri i Dortmundit, Gregor Kobel, ndërsa tjetra përfundoi jashtë. 

Në minutën e tetë, Kobel ishte shpëtimtar i “verdhezinjve”, pasi e devijoi mbi portë gjuajtjen e fuqishme të Robert Lewandowskit. 

Lewandowski ndaj ish-skuadrës së tij Dortmundit, i ka realizuar 27 gola në vetëm 26 ndeshje, ka shkruar të mërkurën “BeInSports”. 

Në Barcelonë po luhet minuta e dhjetë.