Futboll

Barcelona forcohet në pozitën e dytë

Barcelona - Almeria

Barcelona ka fituar 2:0 në udhëtim tek Almeria të enjten mbrëma dhe është forcuar në pozitën e dytë.

Real Madridi e ka fituar javë më parë titullin në La Liga, por Barça synon të përfundojë në këtë pozitë.

Ndeshja e së enjtes i takoi xhiros së 36-të dhe të dy golat e fitores i shënoi mesfushori 21-vjeçar, Fermin Lopez.

Ai shënoi në minutën e 14-të dhe të 67-të.

Deri në fund të kampionatit në La Liga kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u luajtur.

Barça ka 79 pikë në vendin e dytë, kurse Almeria e fundit ka 17 pikë.