Me dy gola të Pedrit dhe një të Robert Lewandowskit, Barcelona të dielën ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Rayo Vallecanos.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Estadi Olímpic Lluis Companys”, dhe i takoi xhiros së 37-të të La Ligas.
Polaku Lewandowski pas një asistimi nga Lamine Yamal në minutën e tretë shënoi për 1:0. Dy golat e fundit në ndeshje i shënoi spanjolli Pedri në minutën e 72-të dhe të 75-të. Te Vallecano ndeshjen e kompletoi mbrojtësi i Shqipërisë, Ivan Balliu.
Barcelona do ta përfundojë edicionin në pozitën e dytë. Aktualisht i ka 82 pikë, ndërsa deri në fund të kampionatit ka mbetur edhe një xhiro për t’u luajtur, ndërsa i ka katër pikë më shumë se Girona e vendit të tretë.
Rayo Vallecano në vendin e 16-të ka tubuar 38 pikë.