Futboll

Barcelona fiton me rikthim të rezultatit ndaj Bilbaos

Robert Lewandowski

Barcelona e ka fituar edhe ndeshjen e xhiros së dytë të La Ligas, pasi të shtunën me rikthim të rezultatit, e mposhti Athletic Bilbaon. 

Barça fitoi 2:1 të shtunën mbrëma, falë supergolit të Lamine Yamalit, dhe golit tjetër të shënuar nga Robert Lewandowski. 

Fituesi i Kampionatit Evropian me Spanjën, Yamal, në minutën e 24-t, e plasoi bukur topin nga distanca për 1:0. Për futbollistin e talentuar ishte goli i parë i këtij edicioni në La Liga. 

Për skuadrën baske shifrat i barazoi Oihan Sancet. Mesfushori realizoi nga penalltia. 

Por, ekipi i drejtuar nga trajneri gjerman Hansi Flick, nuk u dorëzua. 

Golin e fitores e realizoi sulmuesi polak Lewandowski, i cili gjuajti fuqishëm nga zona për 2:1. 

Lewandowski në këtë ndeshje e qëlloi edhe dy herë shtyllën nga pozita të mira për të shënuar.