Futboll

Barcelona fiton dhe kalon në pozitën e dytë

Lojtarë të Barcelonës

Barcelona ka shënuar fitore të hënën mbrëma në La Liga. Barça mposhti Real Sociedadin me rezultatin 2:0, në ndeshjen që i takoi javës së 35-të të elitës së futbollit spanjoll. 

Golin e parë e shënoi talenti Lamine Yamal. Ai realizoi gol në minutën e 40-të, kurse në minutën e 93-të, nga penalltia shënoi për 2:0, Raphinha. 

Me fitore, Barcelona kalon në pozitën e dytë me 76 pikë, kurse Sociedadi është në vendi ne shtatë me 54 pikë. 

Girona bie në vendin e tretë, ndërsa kampion i Spanjës është Real Madridi. Deri në fund kanë mbetur edhe tri xhiro.