Futboll

Barcelona ende ka borxhe ndaj Setienit

Quique Setien

Spanjolli Quique Setien edhe pse u largua nga posti i trajnerit të Barcelonës në vitin 2020, nuk është paguar ende plotësisht për vitin që punoi te gjiganti spanjoll.

Kështu ka treguar të martën Setien në një intervistë për “Cadena SER”.

“Barcelona ende nuk ka paguar gjithçka që më ka borxh që nga viti 2020. Këstin e fundit do ta paguaj në fund të këtij muaji, katër vjet më vonë”, është shprehur Setien.

65-vjeçari ishte trajner i Barçës për një vit. Ai së fundmi e ka drejtuar skuadrën e Villarrealit, në edicionin 2022/2023.

Ka udhëhequr edhe skuadra si Real Betis, Las Palmas, Racing dhe Lugo.

Barça u përball me telashe të mëdha financiare në vitet e kaluara.