Skuadra e Barcelonës të premten e ka zyrtarizuar mesfushorin spanjoll Dani Olmo. Ai do të jetë pjesë e Barcelonës deri në vitin 2030.
“Barcelona dhe RB Leipzig kanë arritur marrëveshje për transferimin e Dani Olmos. Lojtari do të nënshkruajë një kontratë me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor të vitit 2030, dhe klauzola e tij e blerjes është vendosur në 500 milionë euro. Olmo mund të luajë në pozicione të ndryshme në fushë dhe e ka bërë këtë gjatë gjithë karrierës së tij. Kudo që luan, Olmo shquhet për talentin e tij individual dhe aftësinë e tij për t’u lidhur me shokët e tij të skuadrës”, ka shkruar Barcelona.
26-vjeçari është transferuar nga skuadra gjermane RB Leipzig te Barça për 55 milionë euro. Olmo në Evropianin që u mbajt në Gjermani shënoi tri gola dhe bëri dy asistime në gjashtë ndeshje të luajtura me Spanjën.