Futboll

Barcelona e shkatërron Crvena Zvezdën në Beograd

Barcelona

Me dy golat e Robert Lewandoëskit, dhe nga një tjetër të shënuar nga Inigo Martinez, Raphinha dhe Fermin Lopez, Barcelona e ka shkatërruar Crvena Zvezdën në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve.

Barcelona në Beograd të mërkurën mbrëma fitoi 5:2.

Martinez dhe Lewandowski shënuan në pjesën e parë për Barcelonën, kurse për vendësit realizoi Silas.

Lewandowski, Raphinha dhe Lopez realizuan në pjesën e dytë për 5:1, kurse Milson i nikoqirit e vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Barcelona ka nëntë pikë në katër ndeshje të luajtura, derisa Crvena Zvezda është në vendin e parafundit, pa pikë.