Futboll

Barcelona e fiton “El Clasicon” e 17-të rresht

Barcelona

Futbollistet e Barcelonës e kanë fituar “El Clasicon” e 17-të rresht ndaj Real Madridit.

Ndeshjen e fundit mes këtyre dy skuadrave, ekipi nga Katalunja e fitoi thellë 5:0 në udhëtim.

Ishte ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës së Mbretëreshës.

Me të njëjtin rezultat, Barcelona kishte fituar edhe më 26 janar të këtij viti, në Superkupën e Spanjës.

Salma Paralluelo, e cila e hapi serinë e golave në minutën e dytë, i shënoi dy gola, ndërsa “hat-trick” regjistroi polakja Ewa Pajor.

Ballafaqimi i kthimit zhvillohet më 12 mars.

Skuadra që avancon tutje do të luajë në finale me fituesin e ndeshjes Atletico Madrid – Granada.