Futboll

Barça nuk lejon befasi, mban kreun

barcelona

Barcelona nuk ka lejuar befasi dhe të shtunën mbrëma ka shënuar fitore ndaj Las Palmasit në udhëtim me rezultatin 2:0.

Fitorja ndaj Las Palmasit ishte shumë e vlefshme për Barçën pasi ende vazhdon në krye të tabelës me 54 pikë.

Garë e fortë është duke u zhvilluar këtë edicion për titull kampioni në elitën e futbollit spanjoll mes Barçës, Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Kjo ndeshje i takoi javës së 25-të të La Ligas.

Goli i parë u shënua nga Dani Olmo në minutën e 62-të.

Ferran Torres e realizoi golin përfundimtar në minutën e 95-të.

Te vendësi për shkak të lëndimit mungoi sulmuesi Adnan Januzaj.

Las Palmasi ka 23 pikë dhe renditet në pozitën e 17-të.

Po lufton për mbetje në ligë.