Futboll

Barça në epërsi që në minutën e dytë

Barcelona

Barcelona ka kaluar në epërsi 1:0 që në minutën e parë të ndeshjes me Bayernin.

Raphinha shënoi për epërsinë e hershme.

Fitore e thellë e Barçës ndaj Bayernit, shkëlqen Raphinha

5 muaj më parë / 23 tet 2024 22:56
Raphinha

Sulmuesi i krahut nga Brazili, Raphinha ka shënuar “hat-trick” për ta udhëhequr Barcelonën drejt fitores së thellë ndaj Bayernit.

Të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve, Barcelona fitoi me rezultatin 4:1 ndaj gjigantit bavarez.

Barcelona tani i ka gjashtë pikë, ndërsa Bayerni mbetet me tri pikë.

Që në minutën e parë, Raphinha shënoi për 1:0 në të mirë të Barçës në ndeshjen e zhvilluar në “Estadi OlimpicLluis Companys”.

Harry Kane barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 18-të. Sulmuesit anglez iu anulua një gol  në minutën e dhjetë.

Robert Leëandoëski ktheu epërsinë e Barçës me golin e minutës së 36-të. Leëa nuk festoi për golin ndaj ish-skuadrës.

Pa përfunduar pjesa e parë, Barcelona shënoi golin e tretë. Raphinha ishte realizator për 3:1 në minutën e 45-të. 27-vjeçari shënoi për 4:1 në minutën e 56-të.

Barcelona në xhiron e parë kishte pësuar 2:1 nga Monaco. Në xhiron e dytë e mposhti 5:0 Young Boysin dhe të mërkurën konfirmoi se ka pretendime të mëdha këtë edicion.

Bayerni në xhiron e parë kishte fituar 9:2 ndaj Dinamo Zagrebit. Ajo ndeshje megjithatë nuk ishte ndonjë sfidë serioze. Në xhiron e dytë Bayernin e mposhti Aston Villa, 1:0, ndërsa Barcelona konfirmoi se Vincent Kompanyn e pret ende shumë punë te Bayerni. 

Në xhiron e katërt, Barcelona luan në udhëtim ndaj Cërvena Zvezdës, ndërsa Bayerni e pret Benfican.

"Hat-trick" nga Raphinha

5 muaj më parë / 23 tet 2024 22:20
Raphinha

Raphinha po shkëlqen te Barça ndaj Bayernit. 

Ai shënoi për 4:1 në minutën e 57-të.

Është goli i tretë i tij.

Barça e shënon edhe golin e tretë

5 muaj më parë / 23 tet 2024 21:48
Raphinha

Barcelona  po udhëheq 3:1 ndaj Bayernit.

Raphinha realizoi golin e dytë personal në minutën e 45-të.

Lewa shënon, nuk feston

5 muaj më parë / 23 tet 2024 21:40
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski ka shënuar për epërsinë 2:1 të Barcelonës ndaj Bayernit. 

Sulmuesi polak ka shënuar në minutën e 36-të, por nuk ka festuar. 

Lewa ka luajtur gjatë për Bayernin.

Kthehet Bayerni, shënon Kane

5 muaj më parë / 23 tet 2024 21:23
Harry Kane

Harry Kane ka shënuar gol të bukur për të barazuar rezultatin në 1:1 në ndeshjen e Bayernit ndaj Barcelonës.

Barça ishte në epërsi prej minutës së parë.

Kanë shënoi në minutën e 18-të. Anglezit iu anulua një gol në minutën e dhjetë.