Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka thënë të hënën se nuk do ta përjashtojë ndërmarrjen e masave ligjore për “golin fantazmë” të Lamime Yamalit kundër Real Madridit.
Adoleshenti Yamal mendoi se kaloi Barcelonën në epërsi 3:2 në “Santiago Bernabeu” të dielën, por portieri i Real Madridit, Andiy Lunin, që ishte brenda vijës së portës, e largoi topin.
Mysafirët nga Barcelona ishin të bindur se topi kishte kaluar vijën e portës. Por arbitri vlerësoi se topi nuk kishte kaluar vijën e portës. Pa teknologji të vijës së portës në La Liga, asistenti në VAR nuk mundi të vërtetonte këtë.
Barça në fund humbi 3:2, pas golit të Jude Bellinghamit në minutat shtesë.
Laporta ka thënë se klubi do të kërkojë audioincizimet dhe videoincizimet nga Komiteti Teknik i Arbitrave në federatën spanjolle, për të përcaktuar nëse goli duhej pranuar.
“Pasi të jetë analizuar dokumentacioni, nëse klubi kupton se është bërë gabim në rishikimt të incidentit, do të marrim të gjitha masat në dispozicion për të ndryshuar situatën, pa përjashtuar çdo veprim të nevojshëm ligjor”, ka thënë Laporta.
VIDEO:
Footage has been released on Lamine Yamal's goal! 🚨
It shows that the ball went in before Lunin saved it that means
It's a goal! ✅#ElClassico#LALIGAEASPORTS
pic.twitter.com/5LoTtDEiHg— Just Football (@moskywalker_11) April 22, 2024
Ai ka shtuar se nëse analizat e Barcelonës konfirmojnë se goli ishte i rregullt, “klubi nuk e përjashton kërkesën që ndeshja të luhet sërish, ashtu siç ka ndodhur në një ndeshje tjetër në Evropë për shkak të gabimit në VAR”.
Laporta i është referuar një ndeshjeje në kampionatin belg. Ndeshja e Pro Ligës së Belgjikës mes Anderlechtit dhe Genkut u përsërit plotësisht për shkak të një gabimi në VAR.
Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp kërkoi që ndeshja e skuadrës së tij në Premier League ndaj Tottenhamit të riluhet pasi goli i Luis Diazit u anulua gabimisht në fillim të këtij edicioni.
“Ne i kuptojmë vështirësitë me të cilat përballen zyrtarët e ndeshjeve. Por për këtë arsye ekzistojnë mjete të tilla si VAR-i, për të ndihmuar garën që të jetë korrekte e jo anasjelltas”, ka theksuar Laporta.
Trajneri i Barcelonës, Xavi, tha se është e turpshme që teknologjia e vijës së portës përdoret në vende tjera, si në Premier League të Anglisë, por nuk është në dispozicion në La Liga të Spanjës.
Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen tha se ky fakt është i “turpshëm për futbollin”.
Andres Christencen shënoi golin e parë për Barcelonën, para se Vinicius Jr të barazonte në 1:1 nga penalltia.
Fermin Lopez kaloi sërish në epërsi Barçën, por Lucas Vazquez shënoi menjëherë. Më pas, në minutat shtesë, në skenë doli Bellingham.
Real Madridi thuajse ka siguruar titullin e kampionit në Spanjë. Është lider me plot 11 pikë më shumë se Barcelona.