Futboll

Barcelona fiton edhe me një lojtar më pak në fushë

Raphinha

(E përditësuar) - Ndonëse prej minutës së 22-të luajti me një lojtar më pak në fushë, Barcelona ka fituar 1:0 ndaj Benficas në Lisbonë. Me fitoren e së mërkurës, Barça bëri hap të madh drejt kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pau Cubarsi i Barçës u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 22-të për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, ndërsa në minutën e 61-të Raphinha shënoi golin e fitores për Barcelonën.

Shifrat më nuk ndryshuan, ndonëse skuadra portugeze e kishte iniciativën dhe krijoi më shumë raste shënimi.

Portieri Wojciech Szczesny ka shpëtuar skuadrën e Barcelonës në shumë momente. Ai kishte ndeshje të madhe dhe e afroi skuadrën katalunase me çerekfinalen.


Barcelona në epërsi

Ndonëse me një lojtar më pak në fushë, Barcelona ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Benficas.

Raphinha shënoi në minutën e 61-të.


Përfundon pa gola pjesa e parë e ndeshjes në Lisbonë

Nuk janë shënuar gola në pjesën e parë të ndeshjes mes Benficas dhe Barcelonës.

Barça prej minutës së 22-të është me një lojtar më pak në fushë. 

Pau Cubarsi u përjashtua për ndërhyrje të ashpër.


Barça mbetet me një lojtar më pak

Gjërat janë bërë të vështira për Barcelonën në ndeshjen ndaj Benficas në Lisbonë.

Në minutën e 22-të me karton të kuq është përjashtuar Pau Cubarsi. 

Ai u përjashtua për ndërhyrje të rrezikshme.