Të mërkurën mbrëma është regjistruar barazimi i parë në fazën e ligës së Championsit. Bologna dhe Shakhtar Donetsku u takuan në Itali, ndërsa kjo ndeshje nuk dha gola.
Kështu të dy skuadrat e fituan nga një pikë në nismë të Championsit me format të ri.
Skuadra ukrainase humbi penallti që në minutën e katërt. Georgiy Sudakov nuk realizoi nga pika e bardhë.
Më pas Bologna ka dominuar sa u takon rasteve, por ka konkretizuar.
Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes Bologna – Shakhtar
Donetsk Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes Bologna – Shakhtar Donetsk.
Kjo ndeshje po zhvillohet në “Stadio Renato Dall’Ara” në Bologna dhe i takon xhiros së parë të Ligës së Kampionëve.
Skuadra ukrainase në minutën e katërt humbi penallti.
Nga pika e bardhë dështoi Georgiy Sudakov.
Schakhtai bëri dy zëvendësime të detyrueshme në pjesën e parë. Iu lënduan dy lojtarë.