Futboll

Barazim i Shqipërisë U17 me Kroacinë U17

Shqipëria U17

Shqipëria U17 ka barazuar në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues për “Euro 2025”. 

Në ndeshjen e Grupit 3, të zhvilluar në “Air Albania” në Tiranë, “kuqezinjtë” e rinj barazuan 1:1. 

Kroacia kaloi në epërsi në minutën e 28-të pas autogolit të Darli Kurtit. 

Në minutën e 60-të e të 64-t, Shqipëria U17 e drejtuar nga Andrea Tedesco, provoi t’i barazonte shifrat me Andreas Llanën, por nuk ia arriti një gjëje të tillë. 

Shifrat u barazuan në minutën e 66-të. Gabriel Kulla ishte realizator i golit përfundimtar të ndeshjes. 

Në grup me Shqipërinë U17 janë edhe Holanda dhe Ishujt Faroe. 

Holanda fitoi ndaj Ishujve Faroe në “Niko Dovana” me rezultatin 6:0. 

Shqipëria U17 në duelin e radhës luan më 12 tetor kundër holandezëve nga ora 15:00.