Futboll

Unitedi eliminon Arsenalin, portieri turk vendimtar

Gol Unitedi

Manchester Unitedi ka kaluar në raundin e katërt të Kupës FA. Unitedi e eliminoi pas penalltive Arsenalin në raundin e tretë, duke e mposhtur 5:3. Në kohën e rregullt rezultati ishte 1:1, ndërsa shifrat nuk ndryshuan as pas dy vazhdimeve nga 15 minuta.

Portieri turk Altay Abyindir ishte vendimtar.

Gjatë ndeshjes, përkatësisht në minutën e 72-të ai priti penallti të Martin Odegaardit duke mbajtur Unitedin në lojë. Ndërkohë në serinë e penalltive, Bayindir e ndali gjuajtjen e Kai Havertzit. Dhe kjo bëri dallimin në fund.

Bruno Fernandes, Amad Diallo, Leny Yoro, Lisandro Martinez e Joshua Zirkzee realizuan për Unitedin. Martin Odegaard, Declan Rice e Thomas Partey realizuan për Arsenalin, por në serinë e dytë Havertz dështoi përballë Bayindirit.

Bruno Fernandes kaloi në epërsi 1:0 Unitedin në minutën e 52-të.

Menjëherë në minutën e 61-të Diogo Dalot u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë dhe Unitedi mbeti me një lojtar më pak në fushë.

Mbrojtësi i qendrës i Arsenalit, Gabriel, shënoi për 1:1 në minutën e 63-të.

Shifrat më nuk ndryshuan, kryesisht për meritë të portierit 26-vjeçar të Unitedit, që shfaqi formë të lartë.


Shkon në vazhdime ndeshja Arsenal – United

Nuk ka dhënë fitues koha e rregullt e ndeshjes mes Arsenalit dhe Manchester Unitedit, që i takon raundit të tretë të Kupës FA.

Kështu ndeshja shkon në vazhdimet nga 15 minuta.

Bruno Fernandes kaloi në epërsi 1:0 Unitedin në minutën e 52-të.

Menjëherë në minutën e 61-të Diogo Dalot u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë.

Mbrojtësi i qendrës, Gabriel, shënoi për 1:1 në minutën e 63-të.

Në minutën e 72-të, Martin Odegaard humbi penallti për Arsenalin. Gjuajtjen e tij e ndali portieri i Unitedit, turku Altay Bayindir. 26-vjeçari i bëri edhe tri pritje vendimtare më pas.


Arsenali humb penallti

Martin Odegaard nuk e shfrytëzoi rastin që ta kalonte në epërsi Arsenalin ndaj Manchester Unitedit. Rezultati aktual është 1:1.

Odegaard në minutën e 72-të dështoi që të realizonte nga pika e bardhë.

Goditjen e tij e priti portieri i Unitedit, Altay Bayindir.

 

 

Ndeshja i takon raundit të tretë të Kupës FA.

Fituesi avancon tutje.


Barazim i rezultatit në “Emirates”

Martin Odegaard nuk e shfrytëzoi rastin që ta kalonte në epërsi Arsenalin ndaj Manchester Unitedit. Rezultati aktual është 1:1.

Odegaard në minutën e 72-të dështoi që të realizonte nga pika e bardhë.

Goditjen e tij e priti portieri i Unitedit, Altay Bayindir.

Ndeshja i takon raundit të tretë të Kupës FA.

Fituesi avancon tutje.


Barazim i rezultatit në “Emirates”

Në “Emirates Stadium” në Londër, Arsenali e ka barazuar shpejtë rezultatin ndaj Manchester Unitedit.

Gabriel Martinelli në minutën e 63-të arriti që të shënonte me gjuajte të saktë, pavarësisht se përballë tij kishte shumë kundërshtarë.

Unitedi dy minuta më herët mbeti pa mbrojtësin Diogo Dalot, i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.


Fernandes kalon në epërsi Unitedin

Manchester Unitedi ka kaluar në epërsi ndaj Arsenalit në stadiumin “Emirates”, me golin e shënuar nga kapiteni Bruno Fernandes. 

Fernandesi në minutën e 52-të u asistua nga Alejandro Garnacho, dhe e plasoi bukur topin nga zona. 

Ndeshja i takon raundit të tretë të Kupës FA. 

Fituesi avancon tutje.