Me fitoren e së shtunës, skuadra e Gjilanit i është afruar edhe më shumë Evropës.
Gjilani e mposhti Suharekën në shtëpi me rezultatin 3:0.
Kjo ndeshje i takoi javës së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Deri në fund kanë mbetur edhe pesë xhiro.
Golin e parë e realizoi Senad Jaroviq në minutën e 50-të. Nëntë minuta më pas, Blerind Morina, realizoi për 2:0. Golin e fundit e shënoi sërish Jaroviq në minutën e 77-të.
Gjilani është në pozitën e katërt me 42 pikë. Ka pesë pikë më pak se Malisheva që është në pozitën e tretë.
Suhareka është në pozitën e parafundit dhe rrezikon seriozisht rënien nga liga.
Për Suharekën ishte disfata e dytë rresht.
Gjilani shënon edhe golin e tretë
Sulmuesi i Gjilanit, Senad Jaroviq ka shënuar tjetër gol ndaj Suharekës.
Jaroviq realizoi për 3:0 në minutën e 77-të. Për Jaroviqin ishte goli i dytë personal.
Gjilani e dyfishon epërsinë
Skuadra e Gjilanit e ka dyfishuar rezultatin ndaj Suharekës.
Blerind Morina realizoi për 2:0 në minutën e 59-të.
Zhbllokohet rezultati në Gjilan
Sulmuesi i Gjilanit, Senad Jaroviq, e ka shënuar golin për 1:0 ndaj Suharekës.
Jaroviqi, golin e 11-të të edicionit aktual të Superligës e realizoi në minutën e 50-të.
Albin Prapashtica e dërgoi bukur topin në zonë, ndërsa Jaroviq pasi pranoi topin me gjoks, gjuajti fuqishëm dhe shënoi për 1:0.
Baras në Gjilan pas pjesës së parë
Gjilani dhe Suhareka kanë luajtur pa gola në pjesën e parë, në ndeshjen e xhiros së 31-të të Superligës.
Ky ballafaqim po zhvillohet në terrenin me bar sintetik në Gjilan.