Ballkani ka fituar pas tri ndeshjeve në elitën e futbollit të Kosovës.
Të premten në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani fitoi ndaj Ferizajt 2:1.
Ndeshja që i takoi xhiros së 25-të të Superligës kishte fund dramatik e të tensionuar.
Albion Kurtaj i Ferizajt në minutën e parë të shtesës dhe Ëalid Hamidi i Ballkanit në minutën e 93-të, u përjashtuan nga loja.
Sunday Adetunji i shënoi të dy golat për Ballkanin.
Për 1:0 realizoi në minutën e 17-të.
Antonio Ilieski e barazoi rezultatin në minutën e 71-të.
Por gëzimi i ferizajasve zgjati vetëm gjashtë minuta, pasi Adetunji shënoi edhe një herë tjetër për fitoren 2:1.
Ballkani me këtë fitore forcohet në vendin e dytë pas 25 ndeshjeve me 43 pikë, dhjetë më pak se Drita që e ka një ndeshje më pak të luajtur.
Ferizaj mbetet në vendin e pestë me 32 pikë, një më shumë se Prishtina e Dukagjini që kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.
Ballkani shkon në pushim me epërsi të një goli
Ballkani është duke fituar ndaj Ferizajt në ndeshjen e xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Golin për 1:0 e shënoi sulmuesi Sunday Adetunji, në minutën e 17-të.
Ndeshja po luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Ballkani ka mbetur prapa në garën për titull, ndërsa Ferizaj është në vendin e pestë, por me vetëm tri pikë më shumë se vendi i tetë, që dërgon në barazh.