Kampioni i tri edicioneve të fundit në Superligën e Kosovës, Ballkani, ka njoftuar se e ka transferuar një “aset të çmueshëm” për fazën sulmuese.
Suharekasit njoftuan të enjten mbrëma se në radhët e veta e kanë transferuar nigerianin Sunday Adetunji.
“26-vjeçari që së fundmi ishte pjesë e kampionatit të Sllovenisë, NK Celje, për dy vite ka qenë te skuadra e Shkupit, ku edhe u shndërrua në ‘makineri’ golash. Potenca e tij, grinta e goditja e fuqishme, do t’i shërbejnë skuadrës për 3 vitet e ardhshme, si një armë e fortë më shumë në repartin ofensiv”, ka shkruar Ballkani të enjten mbrëma në Facebook.
Nga Ballkani në këtë afat kalimtar janë larguar edhe dy prej lojtarëve më të mirë, Nazmi Gripshi dhe Lumbardh Dellova.