Feronikeli 74 edicionin e ardhshëm do të paraqitet në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Nuk ka siguruar mbijetesën në Superligë. Por të hënën siguroi një pikë ndaj kampionit Ballkanit.
Skuadra nga Drenasi ka ndalur Ballkanin në barazim 3:3. Ndeshja Feronikeli 74 – Ballkani u zhvillua të hënën pasdite në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas dhe i ka takuar javës së 30-të të elitës së futbollit kosovar.
Ballkani kaloi i pari në epërsi me golin e shënuar nga Almir Ajzeraj në minutën e shtatë. Në minutë ne 23-të, Sokol Kiqina shënoi golin e barazimit 1:1, ndërsa Ballkani ktheu sërish epërsinë në minutën e 39-të. Për 2:1 shënoi Eris Abedini.
Me rezultat 2:1, përfundoi pjesa e parë. Por Kiqina doli sërish në skenë dhe në minutën e 47-të. Ai shënoi supergol nga distanca për rezultatin 2:2.
Për 3:2 në të mirë të Ballkanit shënoi Almir Oda. Ai realizoi në minutën e 70-të. Por ekipi nga Drenasi, nuk u dorëzua. Dy minuta pa përfunduar ndeshja, Amend Kryeziu shënoi për rezultatin 3:3.
Me barazimin ndaj Feronikelit 74, Ballkani ka bërë një hap prapa në garën për titull. Ballkani tani është 12 pikë prapa lideres Dritës. Deri në fund kanë mbetur edhe gjashtë xhiro. Feronikeli 74 është i fundit me 15 pikë.
Feronikeli 74 i barazon sërish shifrat
Feronikeli 74 i ka barazuar sërish shifrat ndaj Ballkanit.
Për 3:3 realizoi Armend Kryeziu në minutën e 88-të.
Ballkani sërish në epërsi
Ballkani ka kaluar sërish në epërsi ndaj Feronikelit 74.
Për 3:2 shënoi Almir Oda në minutën e 70-të.
Kjo ndeshje i takon javës së 30-të të Superligës së Kosovës në futboll
Eurogol nga Sokol Kiqina, barazon Feronikeli 74
Futbollisti i Feronikeli 74, Sokol Kiqina, ka shënuar eurogol në ndeshjen ndaj Ballkanit. Ai me gjuajtje nga një kënd i vështirë shënoi për rezultatin 2:2. Ndeshja po luhet në Drenas dhe i takon javës së 30-të.
Ballkani në epërsi pas pjesës së parë
(E përditësuar) - Skuadra e Ballkanit e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Feronikelit 74.
Almir Kryeziu realizoi për 1:0 në minutën e shtatë.
Feronikeli 74 i barazoi shifrat në minutën e 23-të me golin që e shënoi Sokol Kiqina.
Eris Abedini e kaloi sërish në epërsi Ballkanin në minutën e 39-të. Ai realizoi për 2:1.
Kjo ndeshje i takon javës së 30-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Abedini e kalon sërish Ballkanin në epërsi
Eris Abedini e ka kaluar sërish në epërsi Ballkanin në ndeshjen ndaj Feronikelit 74.
Abedini realizoi për 2:1 në minutën e 39-të.
Kjo ndeshje i takon javës së 30-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Barazon Feronikeli 74
Feronikeli 74 i ka barazuar shifrat ndaj Ballkanit.
Për 1:1 realizoi Sokol Kiqina në minutën e 23-të.
Kjo ndeshje i takon javës së 30-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ballkani në epërsi
Skuadra e Ballkanit ka kaluar në epërsi ndaj Feronikelit 74.
Për 1:0 realizoi Almir Kryeziu në minutën e shtatë.
Kjo ndeshje i takon javës së 30-të të Superligës së Kosovës në futboll.