Ndonëse ishte duke pësuar 1:0 pas pjesës së parë, Gjilani shënoi fitore të madhe të dielën ndaj kampionit të Kosovës, Ballkanit. Fitoren Gjilanit ia siguruan dy golat e shënuar nga sulmuesi Senad Jaroviq. Boshnjaku Jaroviq shënoi golin për 2:1 në minutën e 94-t. Golin për 1:1 e shënoi në minutën e 64-t.
Golin për Ballkanin e shënoi Bleart Tolan në minutën e 41-të.
Fitoren e fundit Gjilani ndaj Ballaknit e shënoi më 2021.
Gjilani është ngritur në vendin e pestë me 27 pikë, kurse Ballkani mbetet para lideres Dritës në garën për titull. Drita është e para me 44 pikë, kurse Ballkani në vendin e dytë me 36 pikë.
Gjilani barazon rezultatin
Gjilani e ka barazuar rezultatin në duelin ndaj Ballkanit.
Sulmuesi Senad Jaroviq ishte i saktë nga pika e bardhë për 1:1.
Penalltinë sulmuesi shtatlartë e realizoi në minutën e 64-t.
Ballkani në avantazh pas pjesës së parë
Skuadra e Ballkanit është duke fituar 1:0 ndaj Gjilanit pas pjesës së parë.
Golin e epërsisë për skuadrën suharekase e shënoi Bleart Tolaj në minutën e 41-të.
Kjo ndeshje i takon javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ballkani në epërsi
Bleart Tolaj e ka kaluar në epërsi skuadrën e Ballkanit ndaj Gjilanit.
Tolaj e realizoi golin e epërsisë në minutën e 41-të.
Kjo ndeshje i takon javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.