Ballkani do të përballet me kampionin e Danimarkës, Midtjyllandin, nëse arrin rundin e dytë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.
Në rundin e parë kualifikues, Ballkani do të luajë ndaj kampionit të Andorrës, Santa Coloma. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Kosovë, kurse ajo e kthimit në Andorrë. Ndeshjet e para luhen më 9/10 korrik, kurse e kthimit më 16/17 korrik.
Në rast se fiton, Ballkani do të luajë në shtëpi ndaj Midtjyllandit më 23 ose 24 korrik, ndërsa të kthimit në Danimarkë do ta luajë më 30 ose 31 korrik.
Egnatia e Rrogozhinës do të luajë kundër PAOK-ut në rundin e dytë, në rast se kalon kampionin e Bosnjës, Borcin e Banjallukës.
Deçiqi i Malit të Zi do të luajë me APOEL-in e Qipros nëse kalon The New Saintsin e Uellsit.