Futboll

Ballkani e “shkel” Dukagjinin në Klinë

Ballkani

Ballkani ka shënuar fitore shumë të thellë ndaj Dukagjinit në Klinë.

Të premten në stadiumin “18 Qershori”, kampioni i tri edicioneve të fundit në Kosovë fitoi me rezultatin 5:0.

Nga dy gola shënuan Sunday Adetunji dhe Bleart Tolaj, kurse Bernard Karrica e shtoi një tjetër.

Adetunji realizoi në minutën e katërt e të 32-të, ndërsa Tolaj në minutën e 49-të dhe të 64-t.

Në minutën e fundit të ndeshjes për 5:0 realizoi Karrica.

Ballkani me këtë fitore tani ka 50 pikë në vendin e dytë, dhjetë më pak se Drita lidere që e ka një ndeshje më pak të luajtur.

Dukagjini që po lufton për mbetje në elitë, mbetet me 35 pikë pas 28 ndeshjeve. 35 pikë i ka edhe Prishtina me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në vendin e tetë, përkatësisht të barazhit, Suhareka ka 32 pikë, ndërsa Llapi i nënti, i parafundit, ka 30 pikë.

Suhareka luan kundër Prishtinës të shtunën, ndërsa të dielën janë ndeshjet Malisheva – Drita dhe Gjilani – Llapi.

Edhe këto ballafaqime nisin në orën 15:00.


Ballkani me epërsi prej dy golave

Kampioni i tri edicioneve të fundit në Kosovë, Ballkani, është në epërsi prej dy golave ndaj Dukagjinit. 

Ndeshjen që po luhet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë e që i takon xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani është duke e fituar 2:0. 

Sunday Adetunji i shënoi të dy golat për suharekasit. 

Ai realizoi në minutën e katërt dhe të 32-të.