Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani të hënën e ka konfirmuar largimin e Ilir Dajës nga posti i trajnerit të skuadrës.
“Tifozë të dashur, pavarësisht se në vazhdimësi kemi qenë të dakorduar për të vazhduar edhe më tej bashkë, tashmë ish-timonjeri ynë, Ilir Daja ka konsideruar se nuk ka më shumë se çfarë të jap për klubin tonë. Ballkani është klub i madh dhe duke qenë i tillë, do ta bëj zgjidhjen e duhur edhe në krye të shtabit teknik, gjithmonë me të njëjtat ambicie e objektiva, në ndjekje të çdo trofeu. Kurse ecuria e Ballkanit me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë”, ka shkruar Ballkani.
Tiranasi Daja ka shkruar histori në futbollin kosovar.
Ai e mori drejtimin e Ballkanit në janar të vitit 2022.
E ka udhëhequr skuadrën drejt tre titujve të kampionit të Kosovës.
Me Dajën në krye, Ballkani ka arritur dy herë në fazën grupore të Ligës së Konferencës dhe madje ka synuar avancimin në fazën nokaut.
Ka të fituar edhe një kupë të Kosovës edhe dy superkupa të Kosovës.