Futboll

Ballkani fiton mbi 70 mijë euro për lirimin e lojtarëve

KF ballkani

Kampioni në fuqi i Kosovës në futboll, Ballkani, ka përfituar 76 mijë e 839 euro nga lirimi e lojtarëve për përfaqësuese. Këtë kompensim, Ballkani e mori nga UEFA pasi liroi lojtarët gjatë edicioneve 2020/2021 dhe 2022/2023 të Ligës së Kombeve si dhe për kualifikimet e Evropianit “Gjermania 2024”.

Nga UEFA-s kanë fituar edhe dy klubet tjera të Kosovës, Llapi dhe Dukagjini. Llapi ka përfituar 32 mijë e 931 euro, kurse Dukagjini 10 mijë e 977 euro.

UEFA në total për 901 klubet e 55 federatave anëtare të saj, ka ndarë 233 milionë euro si kompensim për lirim të lojtarëve për aktivitete të përfaqësueseve.

Tirana ka përfituar 84 mijë e 157 euro. Egnatia ka përfituar nga UEFA 36 mijë e 590 euro, kurse Partizani 29 mijë e 272 euro.

Nga skuadrat shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Shkëndija ka përfituar 65 mijë e 862 euro, derisa Shkupi 7 mijë e 318 euro.