Futboll

Ballkani fiton derbin e Suharekës

Ballkani

Një gol i hershëm ka vendosur derbin suharekas mes Ballkanit e Suharekës.

Të dielën, kampioni në fuqi, Ballkani fitoi me rezultatin 1:0. Ndeshja i takoi xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.

Bleart Tolaj shënoi në minutën e katërt dhe ky gol doli të jetë vendimtar.

Me fitore, Ballkani del në pozitën e parë me 17 pikë, sa i ka edhe Malisheva në pozitën e dytë. Suhareka është e gjashta me 13 pikë.